Ekstradohet nga Kosova në SHBA një i dyshuar për krime kibernetike

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun
Mund ta dëgjoni lajmin me zë 00:00 / --:--

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kërkohej nga autoritetet amerikane me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 19 nëntor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë.

Dorëzimi i të dyshuarit tek autoritetet amerikane është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku ai iu dorëzua njësisë amerikane U.S. Marshals, përgjegjëse për marrjen në dorëzim të tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere


Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Bisedo me KAI

KAI ile Haber Hakkında Sohbet

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.