Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar presidentin e FIFA, Gianni Infantino, me rastin e 10-vjetorit në krye të qeverisjes së futbollit botëror.
Kreu i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi Infantinon për mbështetjen ndaj futbollit kosovar, duke theksuar se gjatë kësaj dekade FIFA ka kontribuar në projekte infrastrukturore, programe zhvillimore dhe fuqizimin e strukturave të federatës.
