FSK-ja e dyta në garën “Ushtari më i mirë” në SHBA

Para 7 ditë

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë renditur në vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë”, të zhvilluar në shtetin e Ajovës në SHBA.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i ka pritur pjesëtarët që përfaqësuan Kosovën dhe i ka dekoruar me medalje për rezultatin e arritur.

Sipas FSK-së, pjesëtarët treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake gjatë garës.