Gani Geci ndalohet për 48-orë

Para 2 ditë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, Gecit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje” ndaj gazetarit, thuhet në raportin e policisë.