Një rast i raportuar si zhdukje në prill të këtij viti në Gjakovë ka marrë një kthesë të papritur. Një 31-vjeçare, e raportuar si e zhdukur nga bashkëshorti i saj më 7 prill 2025, rezulton se ishte larguar me dëshirën e saj për të filluar një bashkëjetesë me një tjetër burrë.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, burri i saj, A.S. (rreth 35 vjeç), kishte raportuar në Polici se gruaja e tij, M.L., ishte larguar nga shtëpia në rrethana të panjohura. Pamjet nga kamerat e sigurisë e tregonin atë duke u larguar në këmbë, ndërsa ai kishte sqaruar se ajo nuk kishte probleme mendore.
Pas hetimeve të Policisë, u zbulua se 31-vjeçarja nuk ishte e zhdukur dhe nuk kishte qenë viktimë e ndonjë akti të dhunshëm. Ajo ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte vendosur me vullnetin e saj të bashkëjetojë me një tjetër burrë, P.C., 39 vjeç.
Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin, ndërsa çështja është mbyllur si zhdukje me largim të vetëdijshëm.
