Gjobiten tre lokale në Shtime për zhurmë të lartë, secili nga 500 euro

Para 8 muaj

Policia njoftoi se pas ankesave të banorëve për zhurmë nga muzika me zë të lartë në rrugën “Imer Devetaku” në Shtime, janë ndërmarrë masa ligjore ndaj tre pronarëve të lokaleve. Atij u janë shqiptuar tri gjoba kundërvajtëse nga 500 euro secila për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa lokalet janë obliguar të mbyllen dhe rasti është përcjellë te inspektorati komunal për veprime të mëtejshme.