Hamza jep premtimin e madh: “Rritja e pagave dhe pensioneve, vendimi im i parë!

Para 10 muaj

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka premtuar se një nga vendimet e tij të para pas ardhjes në pushtet do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve.

Hamza tha se qytetarët kanë nevojë për parashikueshmëri dhe jo ndihma të njëhershme, duke theksuar se rritjet do të jenë të qëndrueshme dhe të garantuara me ligj.

Ai paralajmëroi rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë: pensionet bazike, ato kontributdhënëse, kategoritë e dala nga lufta, si dhe për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe viktimat e dhunës seksuale.

Sipas Hamzës, për realizimin e këtyre zotimeve do të kërkohet rritja e buxhetit, gjë që ai thotë se është e arritshme.