I dehur në kafiteri, ia drejton armën klientit – arrestohet në Llapushnik

Para 11 muaj

Një person është arrestuar në Llapushnik të Drenasit, pasi në gjendje të dehur ia kishte drejtuar armën e zjarrit një tjetri në një kafiteri. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka arritur t’ia largojë armën nga dora, ndërsa policia ka konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 10 fishekë kalibër 9 mm.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar në koordinim me prokurorin e shtetit.