Një veturë private e një zyrtari policor është kapluar nga zjarri sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Papa Klementi” në Pejë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Sipas tij, nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
