Kosova krijon Grupin Nacional Kundër Padive SLAPP

Para 1 vit

Lëvizja FOL, si pjesë e Koalicionit Evropian Kundër Padive SLAPP (CASE), ka mbajtur takimin e parë të Grupit Nacional Kundër Padive SLAPP në Kosovë. Drejtorja Mexhide Demolli Nimani tha se grupi synon të rrisë vetëdijen për këtë fenomen që kërcënon lirinë e shprehjes dhe demokracinë.

Përfaqësues nga BE-ja, gjyqësori dhe shoqëria civile theksuan nevojën për legjislacion të ri dhe mbështetje për gazetarët dhe aktivistët. Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, paralajmëroi për rritjen e padive që synojnë të frikësojnë gazetarët.