Kuvendi mblidhet sot, në fokus projektligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë

Para 1 ditë

Disa komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje në Kuvendin e Kosovës, ku do të shqyrtohen çështje të ndryshme, përfshirë projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Komisioni për Legjislacion do të mblidhet në orën 11:00 për të formuar grupin punues për këtë projektligj. Ndërkaq, komisionet e tjera do të diskutojnë çështje që lidhen me integrimin evropian, shpalljen e konkursit për Avokatin e Popullit, buxhetin dhe raportet financiare të RTK-së.