Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes në krye të Qeverisë.
Abela ka theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe ka riafirmuar mbështetjen e Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës, duke i uruar vendit sukses në rrugën drejt integrimit evropian.
