Njoftimi i fundit i Prokurorisë për rastin Geci–Mehmetaj: Të dy merren në pyetje

Para 3 ditë

Ish-deputeti Gani Geci është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të ushtrimit të profesionit të tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se Geci është intervistuar si i dyshuar, ndërsa Mehmetaj në cilësinë e të dëmtuarit. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.