Gjykata e Prishtinës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të F.Z. dhe E.S., të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje, në rastin e deputetit Fahrush Rexhepi.
Sipas aktvendimit të siguruar nga KALLXO.com, më 12 tetor 2026, gjykata vlerësoi se kishin ndryshuar rrethanat që kishin shërbyer si bazë për caktimin e paraburgimit. Me përfundimin e protestës dhe mungesën e rrethanave të tjera konkrete, nuk u vlerësua i nevojshëm vazhdimi i kësaj mase.
Dy të dyshuarit ishin ndaluar më 6 tetor, pas incidentit të ndodhur një ditë më parë, kur deputeti Rexhepi u tërhoq nga protestuesit dhe u hodh mbi rrethojat e oborrit të Kuvendit të Kosovës.
Protestuesit kërkonin miratimin e Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, i cili u miratua më 6 tetor.
