Kuvendi voton reformën territoriale, opozita proteston kundër shkrirjes së 15 bashkive

Para 7 ditë

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte për të votuar reformën territoriale të propozuar nga mazhoranca, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin.

Drafti është kundërshtuar nga opozita, e cila e akuzon shumicën se po e miraton reformën në mënyrë të njëanshme. Sipas opozitës, ndryshimet rrezikojnë të thellojnë shpopullimin e disa zonave të vendit.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Parlamentit janë mbledhur protestuesit e “Revolucionit Flamingo”, në shenjë kundërshtimi ndaj reformës.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Vullnet Sinaj mësohet se ka ndryshuar qëndrim dhe ka votuar pro reformës. Në qendër të vëmendjes mbetet edhe qëndrimi që do të mbajë deputeti Erion Braçe gjatë votimit në Kuvend.