Libertango” emocionon publikun me tingujt e Argjentinës

Para 1 vit

Koncerti instrumental “Libertango” solli atmosferën e pasionit dhe ndjesisë argjentinase nëpërmjet veprave ikonike si Adios Nonino, Milonga de mis amores, Oblivion dhe Libertango. Nën interpretimin e mjeshtrave Evjord Ngjeliu, Deniola Kuraja, Rezart Dosti dhe Besian Herri, publiku përjetoi një udhëtim të veçantë shpirtëror nga kuarteti te trioja, e deri në një përmbyllje me kërcim tangoje.

Koncerti u prit me duartrokitje dhe emocion, duke dëshmuar fuqinë e muzikës për të lidhur kultura dhe zemra.