E humba veten, industria tepër e errët”, Anisa Veseli rrëfen arsyet e forta që e larguan nga muzika

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Anisa Veseli ka bërë një rrëfim të ndjerë për largimin nga muzika, duke zbuluar për herë të parë vështirësitë dhe përjetimet që e shtynë të largohej nga industria muzikore.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Anisa sqaroi se vendimi për t’i dhënë fund karrierës muzikore nuk erdhi si pasojë e paragjykimeve, bullizimit apo kritikave për aftësitë e saj në këndim, por për shkak të përvojave që kishte kaluar brenda kësaj industrie.

“Është një industri tepër e errët, edhe unë e kam humbur veten kur kam qenë në atë fazë”, u shpreh ajo, duke treguar se kjo periudhë kishte ndikuar rëndë në gjendjen e saj emocionale.

Ajo rrëfeu se gjatë asaj kohe kishte humbur qetësinë shpirtërore dhe nuk arrinte më të kuptonte se çfarë dëshironte nga vetja dhe jeta.

“Më mirë me fitu më pak edhe me qenë më e lumtur shpirtërisht, se me fitu shumë pare edhe mos me ditë se kush je ti”, deklaroi Anisa, duke theksuar se sot ndihet shumë më e lumtur me punën që bën.

Këngëtarja tregoi se muzika kishte qenë një nga ëndrrat e saj më të mëdha që nga fëmijëria, por rrugëtimi artistik nuk kishte përfunduar ashtu siç e kishte imagjinuar. Sipas saj, nuk kishte arritur ta shprehte plotësisht veten dhe të realizonte projektet që kishte dëshiruar.

Ndonëse largimi nga muzika vazhdon t’i shkaktojë pikëllim, Anisa theksoi se nuk është penduar për vendimin, pasi ka arritur të gjejë sërish qetësinë, lirinë dhe kontrollin mbi jetën e saj.

Gjatë videos, ajo surprizoi ndjekësit edhe me fragmente nga disa këngë të parealizuara, të cilat mund të mos publikohen asnjëherë.

Në mesin e tyre veçoi dy projekte me rëndësi të veçantë për të, “Dashnia hipokrite” dhe “Kënga e vetmisë”. Anisa tregoi se i kishte realizuar me shumë emocion dhe se i kishte përjetuar aq thellë, sa kjo kishte ndikuar edhe në shëndetin e saj.

“Jam sëmurë aq shumë, e kam marrë afër zemrës”, rrëfeu ajo.

Në fund, Anisa ndau edhe një mesazh për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre, duke i këshilluar të mos qëndrojnë në një rrugë që u shkakton vuajtje, pavarësisht se sa shumë dëshirojnë ta realizojnë një ëndërr.

“Zoti ta mshel një derë, po ta çel një tjetër. Mos e harro kurrë këtë send”, përfundoi ajo, duke lënë të kuptohet se largimi nga muzika ishte një hap i rëndësishëm për ta gjetur përsëri veten.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr