“Liria Ka Emër” thërret në protestë në Bruksel kundër vendimit ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve

Para 13 ditë

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka ftuar bashkatdhetarët në Evropë që t’i bashkohen protestës së 10 tetorit në Bruksel, kundër vendimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Protesta do të nisë në orën 16:00. Platforma ka bërë thirrje për pjesëmarrje në mbështetje të UÇK-së, drejtësisë dhe asaj që e cilëson si të vërtetën.