Me 85.46%, Abdixhiku del të jetë lideri me përqindjen më të lartë të votës së LDK-së

Para 1 vit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, njëherësh i cili ishte edhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, del të jetë lideri më i votuar që kishte në krye LDK-ja në krahasim me votat e partisë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Abdixhiku ka gjithsej 146 mijë e 352 vota, nga gjithsej 171 mijë e 249 vota sa mori partia e udhëhequr nga ai, LDK. Ose 85.46%.

Këto të dhëna tregojnë se Abdixhiku del të jetë lideri me përqindjen më të lartë të votës së partisë dhe lë pas kryetarët e partisë që ishin më herët si: Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa, Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani.