Memli Krasniqi: Institucionet u vunë në shërbim të fushatës kundër PDK-së

Para 11 muaj

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar qeverinë në detyrë për shfrytëzim të mekanizmave shtetërorë me qëllim të mposhtjes së kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Krasniqi tha se në Mitrovicë ka ndodhur “diçka e paprecedentë”, duke theksuar se pushteti dhe autoriteti institucional janë përdorur në favor të kundërshtarëve politikë.

Sipas tij, “kryeministri, ministrat, deputetët dhe organet e drejtësisë” janë përfshirë në një proces që ai e cilësoi si keqpërdorim të institucioneve shtetërore për qëllime politike.