Nga zyra e djegur e Kolegjit të Evropës, Rama për protestën: Këto s’janë nga duart e studentëve

Para 17 oresh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas ditës së dytë të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, e cila është shoqëruar me konfrontime dhe akte që shkaktuan dëme të mëdha materiale, nga bizneset deri te institucionet.

Rama ka zgjedhur të reagojë këtë mëngjes nga zyrat e Kolegjit të Europës, te Piramida, si një simbol, sipas tij, të rrugës që Shqipëria ka zgjedhur drejt BE-së.

Por, nga ana tjetër, Rama ka thënë se aktet nuk i përkasin studentëve, por opozitës, e cila, sipas tij, kërkon ta lërë Shqipërinë pas.