Nxënësit e Kosovës në pushim treditor vjeshtor nga 29 deri më 31 tetor

Para 11 muaj

Sipas Kalendarit Zyrtar të Vitit Shkollor 2025/2026, të miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), nxënësit e të gjitha shkollave të Kosovës do të kenë pushim treditor vjeshtor gjatë kësaj jave, nga data 29 deri më 31 tetor 2025.

Ky pushim i shkurtër u jep nxënësve dhe mësimdhënësve mundësinë për t’u çlodhur pas javëve të para të procesit mësimor dhe për t’u përgatitur për vazhdimin e gjysmëvjetorit të parë.

Procesi mësimor pritet të rifillojë të hënën, më 3 nëntor 2025,