Një lloj i ri dinozauri me dy kthetra është zbuluar në shkretëtirën Gobi në Mongoli.
Ai kishte përmasa mesatare dhe peshonte rreth 260 kilogramë.
Shkencëtarët mendojnë se kthetrat e tij të gjata e të kthyera dhe aftësia për t’i mbledhur fort e favorizonin dinozaurin që të ushqehej me bimë.
Kthetrat me përmasa rreth 30 centimetra janë shumë më të mëdha sesa kockat nën to. Veç kapjes, ato mund të jenë përdorur për të gërryer apo dyluftuar.

Jo vetëm kaq, por ky fosil ka edhe lëkurën me keratinë, një element që mbulon gjithë kthetrën, njësoj siç ndodh te thonjtë e njerëzve duke e ndihmuar për mbrojtjen, lëvizjen dhe kapjen e presë.
Veç kthetrave, paleontologët gjetën pjesë të fosilizuara të kockës shpinore bishtit, ijeve, krahëve dhe këmbëve.
