Shtoni faqen tonë si burim të preferuar në kërkimet e Google.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme vendi do të përballet me erëra të forta nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa gjatë rafaleve ato mund të jenë edhe më të fuqishme.
Sipas njoftimit të IHK-së, intensiteti më i madh i erës pritet të jetë nga mesdita deri në orët e mbrëmjes, duke e bërë këtë ditë veçanërisht të paqëndrueshme nga aspekti atmosferik.
Krahas erërave, moti parashihet të jetë kryesisht i vranët, me reshje të lehta shiu dhe intervale pa reshje. Sasia e reshjeve lokalisht mund të arrijë rreth 1 milimetër brenda tri orëve.
Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa presioni atmosferik do të zbresë në rreth 999 hPa.
Në orët e vona të ditës parashihet kalimi i një fronti atmosferik, i cili do të ndikojë edhe në ndryshimin e drejtimit të erës.
Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve me erëra të forta, të shmangin qëndrimin pranë pemëve, objekteve të paqëndrueshme dhe strukturave që mund të dëmtohen nga rafalet e erës.
IHK ka kërkuar kujdes për shkak të erërave të forta.
E pas paralajmërimit të IHK-së për erëra të forta, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar të enjten, më 19 nëntor 2026.
