Një incident fizik është shënuar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit janë përplasur me deputetin e LVV-së, Sami Kurteshi.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, njëri nga protestuesit shihet duke e kapur Kurteshin, ndërsa deputeti, në përpjekje për t’u larguar, e godet qytetarin në dorë.
Protestuesit ishin mbledhur që nga orët e hershme të mëngjesit para ndërtesës së Kuvendit.
