Policia e Kosovës fuqizohet me 41 vetura të reja, përfshirë modele hibride”

Para 10 muaj

Policia e Kosovës është fuqizuar me 41 vetura të reja, përfshirë 35 limuzina (disa hibride) dhe 6 xhipa, të cilat do të shpërndahen në të gjitha drejtoritë rajonale. Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, tha se automjetet e reja do të rrisin efikasitetin e njësive patrulluese dhe do të përmirësojnë qasjen ndaj kërkesave të qytetarëve, në përputhje me objektivat e Planit Zhvillimor Strategjik të Policisë së Kosovës.