Një person është arrestuar në fshatin Reqan të Suharekës, pasi policia ka zbuluar një sasi lënde narkotike të fshehur në mënyrë të pazakontë – brenda një kavanozi qelqi, të mbushur me një lëng të ngjashëm me ajvar ose sos domatesh.
Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit, njësitë relevante kanë gjetur dhe konfiskuar 56.52 gram marihuanë, e cila ishte fshehur në një mënyrë të kamufluar për të shmangur zbulimin.
Po ashtu, nga i dyshuari është sekuestruar edhe një telefon celular, që dyshohet se mund të jetë përdorur për veprimtari të paligjshme.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet për veprimtari të kundërligjshme që lidhen me shpërndarjen apo posedimin e lëndëve narkotike.
