Presidentja Osmani shpreson për formimin e shpejtë të qeverisë së re

Para 1 vit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur shpresën që qeveria e re të formohet sa më shpejt, në mënyrë që të avancohen reformat dhe të miratohet një buxhet gjithëpërfshirës me fokus në shëndetin publik.

Ajo theksoi se pas konstituimit të Kuvendit ka mandatruar kandidatin për kryeministër dhe se negociatat për koalicion janë përgjegjësi e partive politike. Osmani u bëri thirrje partive të gjejnë gjuhë të përbashkët për krijimin e një qeverie me mandat të plotë.