Më 15 maj shënohet 26-vjetori i rënies në altarin e lirisë të Malush Ahmetit, një prej bijve më të shquar të Drenicës dhe të Kosovës, i njohur për guximin, vendosmërinë dhe dashurinë e pakusht për atdheun.
Malush Ahmeti ra heroikisht duke luftuar për çlirimin e Kosovës, në një kohë kur populli shqiptar po përballej me dhunën dhe represionin serb. Ai është kujtuar ndër vite si një nga figurat më të respektuara të luftës, i cilësuar me nder si “Luani i Drenicës”.
Sot, emri dhe vepra e tij mbesin të gdhendura në kujtesën kolektive të kombit shqiptar, ndërsa familja Ahmeti gëzon respekt e nderim të përhershëm për sakrificën sublime.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Malush Ahmeti! Nder dhe respekt i përhershëm për familjen e tij!
