Imami ka bërë një postim për E. Bogujevcin i cili u vra sot bashkë me motrën e tij.
Ai rrëfeu se i ndjeri po sot kishte qenë për të falur xhumanë në xhaminë e tij.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekje tragjike të Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjilan”, ka shkruar imami
E sot e fali namazin e xhumasë në xhaminë tonë, ku dëgjoi hytben time për herë të fundit”.
“Lus Allahun e Madhërishëm t’i mëshirojë të dy, t’ua falë gabimet dje t’i shpërblejë me Xhenet”
Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Poshtëm të Gjilanit.
Sipas komunikatës së Prokurorisë, dyshohet se një 38-vjeçar nga Gjilani, me inicialet V.R., për motive ende të panjohura, me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, N.B., 27 vjeçe, dhe vëllain e saj, E.B., 31 vjeç.
