Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi që parashihen të jenë nga 1 deri në 8 metra për sekondë.
