Tre persona, në mesin e tyre edhe një i mitur, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar me thikë një person tjetër, po ashtu i mitur.
Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje.
