Teatri i Qytetit të Gjilanit ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në ngjarjen “Poezi dhe Performancë” që do të mbahet për nderë të Ditës Botërore të Teatrit.
Duke interpretuar në skenë, ky event u ofron mundësinë qytetarëve të Gjilanit të shprehin veten përmes fjalës dhe performancës.
Qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë event mund të dërgojnë një mesazh interesimi në faqen zyrtare Facebook ose Instagram, duke dërguar poezi të shkruara vetë ose poezi të interpretuara nga autorë të njohur.
