Nisin xhirimet e “Eşref Tek”, publikohen pamjet e para

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, ka nisur xhirimet e projektit të tij më të ri.

Bëhet fjalë për serialin “Eşref Tek”, xhirimet e të cilit kanë filluar në Qipro, ku aktori është fotografuar gjatë punës në sheshxhirim.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë atmosferën nga xhirimet, ndërsa projekti pritet të sjellë një histori që do të zbulojë më shumë nga e kaluara e personazhit të njohur Eşref.

Seriali, i cili do të transmetohet në platformën Prime Video, do të përbëhet nga tetë episode dhe do të fokusohet në ngjarjet që kanë formësuar jetën e Eşrefit, përpara zhvillimeve të njohura për publikun nga “Eşref Rüya”.

Krahas Ulusoyt, në projekt do të luajnë edhe Aybüke Pusat, e njohur për rolin e Derinit, si dhe Görkem Sevindik, i cili do të rikthehet në rolin e Kadirit.

Sipas mediave turke, xhirimet në Qipro kanë nisur me skena në kazino, ndërsa kastit i janë bashkuar edhe emra të tjerë të njohur të kinematografisë turke.

“Eşref Tek” pritet të vijë para publikut gjatë muajit dhjetor, megjithëse data e saktë e premierës ende nuk është bërë e ditur.

Ndërkohë, fotografitë e para nga sheshxhirimi kanë shtuar kureshtjen e fansave, të cilët presin të zbulojnë një anë tjetër të historisë së Eşrefit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr