Tragjedi në Deçan: Nënë e bir dyshohet se u mbytën në pishinë

Para 1 vit

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj.

Ai është shprehur i tronditur me dy vdekjet e hershme.

“Na e keni vrarë zemren sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, ka shkruar Ramosaj.

“Çuni ka rënë në bazen (pishinë) dhe nëna ka hy me shpëtu….”, konfirmoi ai për express.

Insajderi ka kontaktuar edhe policinë për rastin, por deri tani nuk kemi pranuar përgjigje.