Një person rreth 29 vjeç është vrarë mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët, ku u vranë motër e vëlla.
Sipas Policisë së Kosovës në Gjilan, i dyshuari për vrasjen në Pogragjë ende nuk është arrestuar dhe ndodhet në arrati.
Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura.
