Policia e Kosovës ka arrestuar 102 persona gjatë javës së fundit (29 shtator – 4 tetor) për vepra të ndryshme penale, njofton Klan Kosova.
Numri më i madh i arrestimeve lidhet me dhunën në familje, pasuar nga raste të mbajtjes së armëve pa leje, sulme ndaj policisë, posedim të narkotikëve dhe kalime ilegale të kufirit.
Po ashtu, 65 persona janë dërguar në mbajtje për veprime të tjera të kundërligjshme.
Policia vazhdon luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
