Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar lidershipin e Vetëvendosjes dhe konkretisht Albin Kurtin, për qasjen ndaj zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Ai theksoi se sot ishte momenti që Kurti të reflektonte dhe të propozonte një kandidat tjetër për postin e kryeparlamentarit.
“Duket si një deja vu. Derisa nuk ka marrëveshje, situata mbetet e njëjtë,” deklaroi Haradinaj, duke theksuar se AAK është kundër votimit të fshehtë dhe kundërshton ndryshimin e mënyrës së votimit gjatë vazhdimit të seancës, duke e cilësuar atë si antikushtetues.
“Tash nuk bëhet më fjalë për pushtet, por për partinë që ka dalë e para në zgjedhje,” tha ai, duke shtuar se oferta për marrëveshje ishte e mirë dhe se “zoti Kurti sot ish dashtë me reflektu e me ndryshu kandidatin”.
