Ambasada amerikane shpreh ngushëllime familjes Thaçi për vdekjen e kryefamiljarit

Para 1 vit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit të Koosvës, Hashim Thaçi.

Me anë të një telegrami të ngushëllimit drejtuar familjes, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, znj. Anu Prattipati, ka uruar që familja të gjejë forcë dhe ngushëllim në kujtimet që kishin me të ndjerin.

“Në emër të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit. Ne e kuptojmë humbjen e thellë për të gjithë ju, dhe duam t’ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta gjatë kësaj kohe të vështirë. Uroj që të gjeni forcë dhe ngushëllim në kujtimet që keni ndarë dhe në mbështetjen e atyre që ju rrethojnë. Ju lutemi, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta dhe dijeni se mendimet tona janë me ju dhe të dashurit tuaj”, shkroi Prattipati në telegramin e ngushëllimit njofton Klankosova.tv

Haxhi Thaçi u varros dje në Burojë të Skenderajt.

Në varrimin e babait nuk mori pjesë ish-presidenti Thaçi, pasi nuk iu miratua kërkesa nga Haga.