Ambasadori britanik uron komunitetin goran në Ditën Ndërkombëtare të tyre

Para 1 vit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar komunitetin goran me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Goranëve.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori ka bërë të ditur se e ka shënuar këtë ditë të veçantë duke vizituar komunën e Dragashit, përkatësisht fshatin Restelicë.

“Gëzuar Ditën e Goranëve! Pata një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë duke mësuar rreth komunitetit goran të Kosovës,” ka shkruar Hargreaves.

Ai gjithashtu ka falënderuar Adem Hoxhën për mikpritjen dhe për mundësinë që t’i prezantojë traditat dhe bukuritë lokale të këtij rajoni.