Një vajzë e mitur në Pejë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është keqtrajtuar dhe sulmuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj.
Rasti është raportuar më 7 tetor, rreth orës 21:40, sipas Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, e mitura është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar.
