Arrestohet një person, organizoi bixhoz në lokalin e tij

Para 1 vit

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme në Podujeve të dyshuarin M.K pasi që në lokalin e tij kishte organizuar bixhoz.

Gjatë aksionit si prova materiale janë sekuestruar para, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe printer.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.