Babai i katër dëshmorëve, Sheremet Sejdiu, mbetet simbol i dinjitetit dhe qëndresës

Para 10 muaj

Sheremet Sejdiu, i njohur gjerësisht si Baca Sheremet nga Çirezi, është një nga figurat më të respektuara të qëndresës së popullit shqiptar, si babai i katër dëshmorëve të rënë në betejën e 28 shkurtit 1998 në Çirez dhe Likoshan. Me qëndrim të palëkundur dhe përkushtim të rrallë, ai ka mbetur simbol i forcës, dinjitetit dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Prej vitesh, Baca Sheremet çdo ditë – dhe në çdo përvjetor – mirëpret vizitorët në kompleksin e varrezave në Çyçavicë, ku prehen bijtë e tij, duke dëshmuar një qëndrueshmëri të rrallë morale.

Fotografia e njohur në të cilën ai shfaqet pranë trupave të katër djemve të mbështjellë me flamurin kombëtar u shndërrua në simbol frymëzimi, duke nxitur shumë të rinj t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.