Bajrami godet Kurtin: “Kërkon sundim, jo qeverisje”

Para 5 muaj

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për qasjen ndaj krizave politike.

Ajo tha se LVV ka mbajtur dhjetëra seanca për çështje politike, ndërsa tani po synon zgjedhjen e presidentit “me çdo kusht”, duke rrezikuar stabilitetin e vendit. Sipas Bajramit, Kurti po kërkon më shumë pushtet sesa përgjegjësi, duke shtuar se kjo qasje po dëmton qytetarët dhe shtetin.