Bebe Rexha ndër 100 këngëtaret më të mira të shekullit 21, sipas Billboard

Para 1 vit

Bebe Rexha është zyrtarisht në mesin e 100 këngëtareve femra më të rëndësishme të shekullit 21, sipas një renditjeje të përpiluar nga Billboard.

Këngëtarja shqiptare e hiteve “I’m Good (Blue)”, “I’m A Mess” dhe “Meant to Be” është pozicionuar në vendin e 90-të në këtë listë prestigjioze, e cila përfshin emrat më të mëdhenj të muzikës në dy dekadat e fundit.

Për momentin, Billboard ka zbuluar vetëm pozitat nga 100 deri në 90, ndërsa pritet që në mesin e 100 emrave më të suksesshëm të shekullit të përfshihen edhe dy yje të tjera shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora.