Debati për Gjykatën Speciale degjeneroi në përplasje fizike mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.
Teksa diskutohej për dënimet e kërkuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës, situata mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhajt doli jashtë kontrollit.
Në kulmin e debatit, Buzhala iu afrua Rexhajt dhe e goditi në studio, duke shkaktuar tension të madh në transmetim direkt.
Ndërhyrja e menjëhershme e moderatorit bëri që situata të qetësohej dhe emisioni të vazhdonte pas disa minutash.
