Pas shumë paraqitjesh provokuese, Bianca Censori është parë së fundmi në një dalje familjare me fëmijët e Kanye West, duke u shfaqur me një stil më modest dhe sjellje të përkushtuar. Mediat amerikane raportojnë se ajo po përpiqet të krijojë një imazh më të balancuar si njerkë, ndërsa Kanye e ka vlerësuar si “nënë të jashtëzakonshme”. Ndërkohë, Kim Kardashian ka vendosur rregulla të qarta për sjelljen e saj përreth fëmijëve, përfshirë ndalimin e zhveshjes në prani të tyre.
