Një stuhi e fuqishme me breshër dhe shi të madh ka goditur sot pasdite qytetin e Podujevës, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë.
Sipas raportimeve nga qytetarët, breshëri ka qenë i pazakontë për nga intensiteti dhe madhësia, duke krijuar një shtresë të bardhë mbi rrugët dhe fushat.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se në disa pjesë të qytetit, rrugët janë përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët.Autoritetet lokale ende nuk kanë dalë me një deklaratë për dëmet e mundshme në bujqësi dhe infrastrukturë, ndërsa qytetarët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar.
Ky mot i pazakontë vjen pas disa ditësh me temperatura të ndryshueshme.
