Nga Bahri Cahani
Disa ngjarje shumë të rëndësishme sot në Gjermani
Bundestagu gjerman në përbërjen e vjetër do të diskutojë në lexim të parë propozimin e koalicionit të ri të mundshëm, partive të Unionit CDU/CSU dhe SPD, për krijimin e një fondi prej 500 miliardë euro për infrastrukturën.
Bundestagu do të debatojë edhe mundësinë e heqjes së të “frenës së borxheve” nga Kushtetuta, që kufizon futjen në borxhe të reja në vlerë prej më shumë se 0,35% të prodhimit bruto.
Ka disa propozime se si mund të bëhen ndryshimet, por akoma nuk ka marrëveshje, sepse për këtë ndryshim kushtetues kërkohen dy dë tretat e votave. Janë të domosdoshme pra edhe votat e ndonjë partie tjetër, ekologjistëve apo liberalëve, pasi që me AfD asnjëra parti nuk do të bashkëpunojë.
Sot zyrtarisht pritet të fillojnë edhe negociatat për koalicionin qeveritar mes partive CDU, CSU dhe SPD. Kandidati për kancelar Friedrich Merz do të donte që këto negociata të përfundojnë sa më parë.
Por sot priten edhe dy vendime të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankesën e AfD, që të mos mbahet fare seanca e Bundestagut.
Po ashtu pritet edhe vendimi i Kushtetueses për ankesën e Aleancës BWS që kërkon rinumërimin e votave, sepse Sahra Wagenknecht kërkon rinumërim, pasi që i mungojnë edhe rreth 13.400 vota që të futet në Bundestag. E kjo parti mendon se ka pasur manipulime me numërimet.
