Çfarë u gjet në vilën e Adrian Hilës pas publikimit të videove intime

Para 13 ditë

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se në vilën e Adrian Hilës ishte zbuluar një papafingo në katin e tretë, e përdorur si studio, ku dyshohet se ishin vendosur kamera të fshehta për regjistrimin e personave.

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Karamuço tha se kamera dyshohet të ketë qenë e lidhur me një laptop, ndërsa policia po heton edhe personat që mund të kenë tentuar t’i shesin videot.

Ai theksoi se si regjistrimi i personave pa pëlqimin e tyre, ashtu edhe shpërndarja e materialeve intime, mund të përbëjnë vepra penale.